Transmetuar më 01-03-2020, 16:57

“Të dashur kolegë gazetarë, sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues”.

Kështu shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, duke njoftuar një konferencë të jashtëzakoshme për mediat.

Kjo konferencë dhe denoncim i paralajmëruar, vjen teksa pasditen e së hënës, kreu i shtetit ka thirrur një manifestim.

Ky manifestim pritet të nisë në orën 17.00 dhe të zgjasë dy orë.

Kujtojmë se Presidenti i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd