Vogëlushja lind me nerva, fotoja e të porsalindurës bëhet virale
Transmetuar më 01-03-2020, 14:11

Emri i saj është Isabela de Jesus dhe, duke gjykuar nga fotoja që e portretizon menjëherë pas lindjes, ajo nuk duket shumë e lumtur që ka ardhur në botë.

Ajo lindi me operacion në Brazil dhe, ndërsa mamia e mbajti në krah, ajo drejtoi një vështrim të egër tek mjeku që e lindi dhe që po përpiqej të stimulonte frymëmarrjen e saj.

Me vetullat e vrenjtura, me qafë të ulur dhe një vështrim të zymtë, Isabela e vogël duket se tashmë është zemëruar disa minuta pasi pa dritën.

Kjo foto qesharake është ndarë në Facebook nga fotografi Rodrigo Kunstman, i punësuar nga nëna e Isabela për të dokumentuar lindjen: pa nevojë të thuhet, se ajo menjëherë u bë virale.

Përdoruesit socialë kanë bërë gallatë me fytyrën e zemëruar të vogëlushes: ku shumë pohojnë se ajo u zemërua me mjekun që e nxori jashtë strehimit të rehatshëm të barkut./b.l/noa.al/

Loading...