
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Ruzhdi Tosunin, i cili 4 ditë më parë vrau me levë gruan Hajdie Tosuni.
Nga hetimet prokuroria ka konstatuar se Hajdija u vra 3.3 m larg derës se dyqanit. Ndërkohë 63-vjeçari ka deklaruar se ka pasur konflikte prej kohësh me gruan 59-vjeçare.
Gjithsesi ai është shfaqur i penduar para togave të zeza, duke thënë: “Ishte një moment i çastit. Ofenduam njeri-tjetrit për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj falje fëmijëve. Nuk duhet të kisha arritur këtu”.
Edhe avokati ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në kushte të rënduara psikike. Prokuroria ka deklaruar se Tosuni mund të dënohet nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Ngjarja ndodhi në dyqanin e viktimës. Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit, burri e ka qëlluar të paktën 6 herë në kokë gruan me një shufër hekuri rreth 70 cm, e cila shërbente për të ulur qepenin e dyqanit të tyre.
Autori ka treguar pas arrestimit se shkaku i sherrit mes tyre është bërë pikërisht dyqani ku ndodhi edhe vrasja, në të cilin ata tregtonin metrazhe./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





