Vera 2020 pritet të jetë më e nxehta në 100 vjet, do të jetë rekord
Transmetuar më 01-03-2020, 00:03

Ekspertët e Qendrës Meterologjike Europiane vlerësojnë se vera e vitit 2020 pritet të jetë më e nxehta e 100 viteve të fundit duke shtuar se pritet të shënohet një vapë rekord.

Për më tepër paralajmërojnë se priten edhe dukuri të tjera ekstreme si rryma të forta ajrore.

Ato parashihet të gjenerohen nga Afrika e Veriut duke u shtrirë në Europë mes qershorit dhe korrikut.

Temperatura 40 gradë Celsius pritet të jetë e vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve.

Ndërsa në mesin e gushtit parashihet freskimi i motit.

Vera e vitit 2003 mbahet deri tani si ndër më të nxehtat e një shekulli. /noa.al/

Loading...