Partia Socialiste, Edi Rama rehabiliton Fatos Nanon
Transmetuar më 29-02-2020, 21:32

Kongresi i Partisë Socialiste shërbeu për një promovim të paparë në këto 15 vjet që Edi Rama është në krye të kësaj force politike.

Me një video të cilën Rama sot e quajti si një kryevepër e kongresit, duket se rehabilitohet si asnjëherë tjetër Fatos Nano dhe figura e tij.

Video që noa.al jua sjell më poshtë, në pjesën më të madhe të saj evidenton Fatos Nanon dhe në disa raste atë bashkë me Edi Ramën, duke hedhur dyshime se e gjitha kjo mund të shërbejë për një riafrim të Nanos në partinë që Rama ia mori një dekadë e gjysmë më parë.

Video e kongresit, ka në sfond dhe një bollëk politeizmi teksa flitet për zota, ashtu si dikur adhurimi ndaj zotave në Egjiptin e lashtë, në kushtet kur fetë prej 2 mijë vjetësh bazohen te një Zot i vetëm dhe të dërguarit e tij. /noa.al/

VIDEOJA MË E BUKUR E KONGRESIT😍Bravo ekipi për videot👌🤩#TopJob😎 #Respekt🙏

Publiée par Edi Rama sur Samedi 29 février 2020

Loading...