Toka përkohësisht edhe me një Hënë të re
Transmetuar më 28-02-2020, 12:40

Ngrini kokën lart, shikoni qiellin dhe përshëndesni Hënën e re të Tokës… edhe pse fatkeqësisht nuk mund ta shikoni dot.

Të martën, Qendra e Planeteve të Vogla në Bashkimin Astronomik Ndërkombëtar dha lajmin se planeti jonë është shtuar me një hënë të re natyrale, pasi një asteroid hyri në orbitën e Tokës tre vite më parë.

Asteroidi, fillimisht u emërua me emrin 2020 CD3. Mendohet se ka një diametër 1.8 deri në 3.6 metra.

Vëzhgimet për objektin e përkohshëm u dokumentuan në një revistë shkencore. Sipas ekspertëve, objekti është “përkohësisht i lidhur me Tokën”.  2020 CD3 u zbulua më 15 Shkurt nga astronomët e Universitetit të Arizonas.

Sateliti, u zbulua nga një projekt vëzhgimi i financuar nga NASA. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se ka hyrë në orbitën e Tokës rreth tre vjet më parë. Një Mini – Hënë është një asteroid që është kapur nga graviteti i tokës.

Ai shkon në një orbitë të çuditshme rreth planetit si pasojë e tërheqjes gravitacionale të Tokës, Diellit dhe Hënës. Pas një kohe të shkurtër në këtë orbitë të komplikuar, mund të shkëputet duke u rikthyer sërish në orbitën e Diellit. Asteroidi në fjalë mund të jetë i dyti që ngec në orbitën e tokës pas mini – hënës së zbuluar në 2006-ën.

Loading...