Rusia blindon Serbinë me armatime të reja, si një kërcënim për Europën dhe NATO-n
Transmetuar më 27-02-2020, 23:56

Një artileri e rëndë "Pantsir-S1" iu dorëzua Serbisë të Dielën, më 23 Shkurt. Për ta raportuar atë, përveç agjencisë Sputnik që citoi burime konfidenciale, që gjithashtu raportojnë autorizimin për hyrjen në hapësirën ajrore Bullgare të avionëve të transportit rus (një Antonov An-124 Ruslan) me elementin e dytë të sistemit në bord Pantsir, ishte edhe president serb Vuçiç gjatë një ndërhyrje në televizion.

Të nesërmen, ministri i mbrojtjes konfirmoi gjithashtu lajmet duke shtuar, në një deklaratë, se "Serbia ka forcuar aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese". Kontrata për blerjen e Pantsir-S1 u nënshkrua në 24 tetor dhe atë e bëri zyrtar Aleksandër Mikheyev.

Pantsir-S1 është prezantuar për herë të parë në Moskë më 1995. I njohur në Perëndim si SA-22 "Greyhound", ky sistem është shitur në Algjeri, Brazil, Iran, Irak, Jordan, Libi, Oman, Arabia Saudite, Slloveni, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnam.

Ky sistem hyri në shërbim për herë të parë në Rusi në 2003.

Pantsir ishte krijuar për të mbrojtur trupat  civile dhe ushtarake, forcat tokësore dhe për të forcuar njësitë e mbrojtjes ajrore përgjegjëse për mbrojtjen e trupave të instalimeve ushtarake kundër sulmeve precize nga sistemet e drejtuara në lartësi të ulët dhe shumë të ulët.

Pavarësisht se kërkonte zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por jo të NATO-s, Beogradi ka mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Moskën.

Moska e sheh këtë si kërcënim për Evropën, apo për NATO-n.

Për më tepër, Ballkani është akoma në qendër të interesave gjeopolitike ndërkombëtare pasi edhe Pekini u zhvendos në atë zonë.

Shpenzimet serbe për ushtrinë janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2016. Beogradi harxhoi 906 milion dollarë vitin e kaluar, ose 28.7% më shumë se një vit më parë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike.

Kjo shumë është mjaft e madhe për ekonominë serbe.

Së fundmi përveç Pantsir, Serbia mori edhe pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi si dhe janë blerë në tre vitet e fundit edhe aeroplanë -35M. Vitin e kaluar ajo mori 30 automjete të blinduara luftarake si dhe 30 tanke të tjera T-72, për të mos përmendur gjashtë Mig-29 që i ishin dhuruar asaj nga Moska.

Më 21 Janar, Presidenti Vucic, ndërsa ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se Serbia blen armatime sepse nuk dëshiron të jetë "pre e lehtë".

/NOA.al