Transmetuar më 27-02-2020, 18:50

Dy ditë pasi vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen, vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë Fatmir Kolecaj. Mbrëmjen e sotme ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.

47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri pritë në hyrje të banesës.

Kolecaj kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

Pasi doli nga burgu një vit më parë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve vijuan dhe mbrëmjen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.

Policia vijoi kontrollet prej dy ditësh me efektivët e RENEA-s dhe FNSH-së, por edhe me dron në zonën e Rrëshenit, ndërkohë që Kolecaj mbrëmjen e sotme i fshehur në shtëpi i dha fund jetës, në të njëjtën ditë që u përcollën në banesën e fundit edhe vëlla e motër./b.l/noa.al/

Kush janë vëlla e motër të vrarë në derën e shtëpisë, si ndodhi krimi i rëndë

Vrau ish-gruan dhe vëllanë e saj, policia kërkon ndihmë për kapjen e tij, ofron shpërblim

Detaje/ Tre vite i divorcuar, shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla

Tmerr në Mirditë, motër e vëlla vriten pas prishjes së një martese

Vriten brenda oborrit me armë zjarri vëlla e motër, dyshimet e para të policisë (Emrat)