Video/ Tifozi kinez në mes të stadiumit ngrihet dhe bërtet me të madhe: Nuk jam me koronavirus
Transmetuar më 26-02-2020, 23:09

Një tifoz kinez, është ngritur në këmbë dhe ka bërtitur me të madhe: Nuk jam me koronavirus.

Ngjarja ndodhi në stadiumin San Paolo, i mbushur plot në Napoli, gjatë ndeshjes së Champions.

Tifozi kinez, nisur nga situata dramatike teksa çdo kinez tjetër njerëzit i shohin me dyshim, edhe ai duke parë të njëjtën gjë, u ngrit në këmbë dhe filloi të bërtiste me të madhe.

Tifozi kinez tha se si të gjithë të tjerë ndodhej në Itali dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje, që kur shpërtheu epidemia. Ai kishte bërë kontrollet dhe deklaroi se nuk ka koronavirus. Ndaj edhe njerëzit duhet të jenë të qetë.

Tifozët kanë duartorkitur veprimin e tij.

Ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll në barazim 1-1.

/NOA.al

Loading...