Skema më e fundit e lidhur me aplikacionin e mesazheve rrezikon që shumë njerëz të mashtrohen.
Kësisoj, @Wabetainfo jep indikacione dhe paralajmëron viktimat e mundshme.
Në thelb, duhet të keni kujdes nga çdo "ftesë" për të provuar të rejat e WhatsApp, si dhe për të hyrë në programin "Beta Tester", pasi të keni paguar një shumë.
"Nëse dikush thotë se ka vend për të hyrë në program dhe përdor një ftesë të TestFlight duke kërkuar para, mos i besoni. Është një mashtrim. Programi Beta është i mbyllur për 281 ditë.
Kur të ketë vend, ne do t’ju njoftojm", thuhet në njoftimin me qëllim që klientët e WhatsApp të mos bien pre e mashtrimeve./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd