Transmetuar më 26-02-2020, 18:02

Një shqiptar është gjetur i pajetë në një depo në Greqi. Mësohet se trupi i përket një 55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Familja e tij ndërkohë kishte denoncuar humbjen e tij.

Butrime nga policia fqinje bëjnë me dije se ai është gjetur ditën e shtunë në fshatin Shën Seraphim, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur sot.

Raportet paraprake tregojnë se burri fatkeq, ishte i gjakosur në fytyrën e tij, ndërsa ende nuk dihet shkaku kryesor, nëse ka rënë nga një lartësi apo është vrarë.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe ambulanca, e cila çoi trupin e të ndjerit pranë mjekësisë ligjore.

Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë ka ndodhur me 55 vjeçarin. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës./b.l/noa.al/