Transmetuar më 26-02-2020, 14:38

Sfida "Thyerje Kafke" po bëhet më e rrezikshme. Një adoleshent nga Arkansas ka përfunduar në spital pasi u bë pjesë e sfidës që qarkullon në TikTok.

Aty përfshihen tre persona që hidhen njëkohësisht. Ndërkohë që janë në ajër, dy personat anash rrëzojnë në tokë atë në mes.

Adoleshenti Ke’Avion Hearn nga Pine Bluff ka vrarë keq kokën nga rrëzimi.  Ai tha se nuk e kishte dëgjuar se është kjo sfidë dhe shokët e klasës thjesht i thanë: "Gjithçka duhet të bësh është të hidhesh në ajër."

"Unë u hodha dhe ata më rrëzuan. Gjithçka mbaj mend është se e pashë veten në tokë", tha Ke’Avion.

Ai mbeti pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital ku u diagnostikua me tronditje në kokë.

Nëna e tij Kimberly tha se po trajtohet në shtëpi në vend që të shkojë në shkollë për të mësuar.

Ajo paralajmëroi adoleshentët që të mos marrin më pjesë në këtë trend para se ndonjëri të përfundojë me lëndime më serioze se djali i saj./a.m/noa.al