Transmetuar më 24-02-2020, 14:13

Pasi Prokuroria e posaçme antikorrupsion, e njohur si SPAK, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, tashmë caktohet data e parë e gjyqit.

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet më 12 mars, në orën 09:30.

Apeli do të rishqyrtojë dosjen e ish-ministrit, dhe më konkretisht trupi gjykues, i cili do të drejtohet nga Albana Voksi.

Ndërkohë si anëtarë të trupës gjykuese, shorti nxorri emrat e Nertina Kosovës dhe Nure Drenit.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal. /a.y/noa.al