Transmetuar më 24-02-2020, 12:03
Foto ilustruese

Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë, pas një konflikti të ndodhur në muajin nëntor i cili përfundoi me armë.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 23 nëntor 2019, ku në lagjen nr. 8, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa personave, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, efektivët e policisë Korçë, bënë ndalimin e tre autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Më konkretisht u vunë në pranga M. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, si edhe dy vëllezërit Xhoni Shalca, 22 vjeç dhe Ardo Shalca, 23 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Korçës me vendimin e datës 2 shkurt, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” konkretisht ndaj shtetasit Xh. Sh., për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa ndaj A. Sh., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; si edhe ndaj shtetasit M. Sh., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd