Transmetuar më 24-02-2020, 11:40
Edmond Voga, Arjan Ndoja

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për Edmond Vogën, ku nga “arrest me burg” ditën e sotme u vendos “arrest shtëpie”.

Kjo masë u ndryshua, pasi Voga, i cili njihet si miku i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, apeloi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit.

Voga u kap në janar të vitit 2020 për armë pa leje teksa lëvizte me makinë të blinduar.

Edmond Voga është mik me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në nëntor të vitit 2019 bashkë me Landi Muharremin, duke mbetur të plagosur të dy.

Po ashtu ai është akuzuar edhe për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në qytetin e Durrësit. /a.y/noa.al

Atentati në Shkozet, humb jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja