Transmetuar më 24-02-2020, 08:08
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Teksa fillimisht u përfol për eksploziv, policia e Elbasanit tregon çfarë ka ndodhur.

Mësohet se nuk ka asnjë shpërthim me lëndë plasëse, por dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier.

Për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por veç dëme materiale.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al