Transmetuar më 23-02-2020, 23:00

Tre të arrestuar nga policia për veprimet e dhunshme në stadiumin kombëtar, ku edhe u shkatërruan disa stola.

Dy prej tyre janë tifozë të Bylis dhe një nga Tirana. Ndeshjet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Bylis janë shoqëruar me veprime të dhunshme.

Ata kanë rënë në prangat e policisë pas pamjeve filmike, teksa shihet se godasin me shishe në drejtim të fushës.

Personat e arrestuar janë: Guri Maraj 39 vjeç dhe Kujtim Brakaj 26 vjeç, të dy tifozë të Bylis.

Tifozi kryeqytetas që është arrestuar për thyerjen e stolave është Ledio Guni, 35 vjeç.

Policia tha se janë shpallur në kërkim edhe 9 tifozë nga Tirana.

Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

/NOA.al