Transmetuar më 23-02-2020, 17:52

Një grua ka vdekur në Kremona të Italisë, dhe mediat italiane raportojnë se është viktima e tretë në Itali.

Në këtë mënyrë, koronavirusi po alarmon gjithnjë e më shumë vendin fqinj.

Deri tani raportohen 138 raste, 26 prej të cilëve janën nën kujdes intensiv.

Në Milano shkollat ​​do të jenë mbyllur, ndërsa në Venecia nuk do të zhvillohen Karnavalet e famshme.

Emergjenca e koronavirusit vazhdon në katër rajonet më të mëdha të Italisë, (Lombardia, ku përfshihen Milano e Bergamo, Veneto (Venecia), Piemonte, përfshihet Torino dhe Friuli VG), ku u vendos që shkollat të jenë të mbyllura, aktivitetet në universitete po ashtu të pezulluara.

Skenari po zhvillohet aq shumë sa ëqë nëse situata do të "degjenerohej", mund të ndërmerren masa të cilat o morën në Wuhan të Kinës, – tha presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana.

"Ka një tjetër të vdekur në Lombardi, në Kremona. Ishte një grua që ishte shtruar në spital në onkologji me një situatë shumë të kompromentuar dhe gjithashtu e prekur nga koronavirus", tha zyrtari i Lombardisë, Giulio Gallera.

Dje humbën jetën një grua dhe një burrë.

/NOA.al