Këshilltari i ekonomik gjerman pranë CDU të Angela Merkel ka dalë në mbrojtje të Presidentit Ilir Meta duke akuzuar ministren Gjonaj.
Martin Henze shprehet se Etilda Gjonaj shkel vazhdimisht kushtetutën dhe me me veprimin për emërimin e Arta Vorpsit ndërhyu edhe në pavarësisnë e gjyqësorit.
Po ashtu Henze shprehet se shqitparët duhet të reagojnë dhe të mbrojtë shtetin e tyre nga shkatërrimi duke shtuar se paratë e taksave të europianëve për Reformën në Drejtësi janë tretur.
“Si Europianë, kemi një problem në rritje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjësinë politike për shkeljen e përhershme të kushtetutës shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonstitucionale. Një sjellje e papranueshme.
Është e nevojshme parandalimi i sulmit ndaj drejtësisë dhe një ndaj shtetit shqiptar. Asaj i mungon kuptimi i sundimit të ligjit; ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universitet
Mosfunksionimi i gjykatave, kaosi antikushtetues në pushtimin e gjykatave, për shkak të destabilizimit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore
Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajtura Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj Presidentit Meta, e cila ndërhyu në pavarësinë gjyqësore, janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfillje të plotë për rendin juridik dhe shtetëror.
Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokratik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikuar shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur”, shkruan Henze.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd