Transmetuar më 22-02-2020, 09:06

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë, se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shprehet se kjo nuk është një habi, ndaj i fton qytetarët që në 2 mars t’i bashkohen në bulevard për të mbrojtur kushtetutën.

“Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin”, shkruan Meta.

Sipas tij, “Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”/b.l/noa.al/