Transmetuar më 21-02-2020, 12:21

Këngëtarja Britney Spears theu kyçin e këmbës, teksa po kërcente, duke bërë që të përfundojë në spital.

Lajmin e dha nëpërmjet një postimi në Instagram i dashuri i saj Sam Asghari.

Ai tregoi se gjithçka ndodhi, teksa këngëtarja po bënte atë që di të bëjë më mirë.

“Kur thyen diçka, tenton të shërohesh më fortë, sidomos nëse je e dashura ime. Luanesha ime theu kockën e kyçit të këmbës, duke bërë atë që do më shumë, kërcimin.

uroj shërimin më të mirë në mënyrë që të hidhet, vrapojë dhe kërcejë sërish”, tha këngëtarja. /a.y/noa.al