Transmetuar më 21-02-2020, 09:02

Moderatorja Alketa Vejsiu po arrin suksese të mëdha në karrierën e saj. Viti 2019-2020 shënoi kulmin pasi moderoi në festivalet e njohura "Fest ’58" dhe "Sanremo", nga të cilat dolën përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Italisë për Eurovision.

Pak ditë pas pjesëmarrjes në "Sanremo", Alketa u vu në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre italiane.

Përpjekjet e mëdha e dërguan në televizionin Rai për të realizuar ëndrrën e saj të madhe, por së fundmi është fotografuar pranë ambienteve të televizionit Mediaset.

Nuk dihet nëse ka udhëtuar për ndonjë intervistë apo kontratë pune, por fotografinë e ka shpërndarë me shkrimin: "Gur, gur bëhet mur".

Më herët, Alketa është shprehur se largimi nga Shqipëria nuk është në planet e saj, por nuk do e kishte aspak problem të udhëtonte 1 orë e gjysmë drejt Italisë nëse do t’i jepej ndonjë mundësi e mirë./a.m/noa.al