Transmetuar më 20-02-2020, 23:21

Pas Champions Legue, stafetën e mori sonte Liga e Europës, ku në fushë zbritën edhe disa nga gjigantët e ardhur nga kompeticioni më i madh në Europë për klube.

Ajaksi që surprizoi vitin e kaluar në Champions, zhgënjeu me Getafe. Spanjollët që kanë treguar agresivitetin e zakonshëm dhe kanë marrë një fitore të vyer me rezultatin 2-0 në Spanjë.

Mançester Junajtid nuk ka shkuar më shumë një barazim 1-1 në ndaj belgëve të Klub Bryzh, duke e lënë çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e dytë në Mançester.

Fitoren më të thellë e regjistroi Eintrakt Frankfurt, kundër Salzburgut me rezultatin 4-1.

Shaktari mundi Benfikën me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sportingu nuk zhgënjeu, duke mundur 3-1 turqit e Bashakshehir.  Sevija u nda në barazim 1-1 me Klyzhin dhe me të njëjtin rezultat përfundoi edhe Kobenhavn-Selltik.

Në ndeshjet e orës 21:00 Arsenali ka arritur të fitojë minimalisht dhe Reinxhërs. Roma fitoi me Gent falë golit të Perez. Taulant Xhaka dhe Bazel  hipotekuan kualifikimin.  Inter thuajse e siguroi kualifikimin në Bullgari, pas fitores së pastër me gola të Eriksen dhe Lukaku.

Rezultatet e mbrëmjes:

Apoel-Bazel 0-3

Shënues: 16′ Petreta, 53′ Stoker, 66′ Artur

Roma-Gent 1-0

Shënues: 13′ Perez

AZ Alkmar-LASK Linz 1-1

Shënues: 26′ Raguz/ 86′(p) Kopmeiners

Bajer Leverkusen-Porto 2-1

Shënues: 29′ Alario, 57′ Havertz/ 73′ Diaz

Olimpiakos-Arsenal 0-1

Shënues: 81′ Lakaze

Rejnxhërs-Braga 3-2

Shënues: 11′ Franserxho, 59′ Abel Ruiz/ 67′ 82′ Haxhi, 75′ Aribo

Volfsburg-Malmo 2-1

Shënues: 47′ Telin/ 49′ Brekalo, 62′ Mehmedi

Ulvsh-Espanjol 4-0

Shënues: 15′ 67′ 81′ Jota, 52′ Neves

Kluzh-Sevilja 1-1

Shënues: 59′ pen. Deac/ 82′ En-Neziri

Klyb Bryzh-Mançester Junajtid 1-1

Shënues: 15′ Denis/ 36′ Marsial

Eintraht Frankfurt-Salzburg 4-1

Shënues: 12′ Kamada, 43′ Kamada, 53′ Kamada, 56′ Kostiç/ 85′ Huang(p)

Kopenhagen-Sëlltik 1-1

Shënues: 52′ N’doje /14′ Eduardo

Ludogorets-Inter 0-2

Shënues: 71′ Eriksen, 95′ Lukaku

Getafe-Ajaks 2-0

Shënues: 37′ Dejverson, 93′ Kenedi

Shaktar Donjesk-Benfika 2-1

Shënues: 56′ Alan, 72′ Kovalenko / 66′ pen. Pizi

Sporting Lisbon-Bashakshehir 3-1

Shënues: 3′ Koates, 44′ Sporar, 51′ Vieto/ 76′ pen. Viska