Transmetuar më 20-02-2020, 18:04

Pas prezantimit të fateve të reja të kapjes së drejtësisë sipas Ilir Metës dhe që u paraqitën për mediat nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishi, Presidenti nuk ka lënë pa thumbuar dhe ironizuar drejtësinë e re dhe SPAK, të cilat i ka akuzuar se janë kapur nga mazhoranca, duke e konsideruar veten si një "hetues vullnetar i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion".

Me këtë emërim të ri që i vuri vetes, presidenti Meta kërkon që këshilltari i tij, Dervishi të betohet para popullit shqiptarë se ai prezantoi vetëm të vërtetën dhe do vendosë drejtësinë.

"Si president po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut pa pagesë. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje te KED nga e para tek e fundit, betohu para popullit shqiptarë se po thua të vërtetën", iu drejtua Meta dhe pasi mori premtimin e tij, e përqafoi duke i thënë ‘Je tamam nga Vlora’, u shpreh Meta.

Më tej ai deklaroi se maxhoranca e sotme ka frikë nga populli. Meta u shpreh se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën, e se Shqipëria nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por do të bëhet kuq e zi.

"Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi", tha Presidenti.

Meta sqaroi se nuk i fton qytetarët të vijnë për presidentin, pasi sipas tij, "Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptar. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti".

Në fund ai bëri me dije se deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetë. "Sepse disa burra do dilnin do thonin: Ore po ku do e çojmë ne këtë vend. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuqezi", përfundoi Meta./b.l/noa.al/

“Kushtetuesja”/ Dervishi: Presidenti zbatoi respektimin e radhës në GJK, provat faktojnë ndërhyrjen e qeverisë Meta: Rilindja organizatë mafioze në krye të shtetit, rrëmbeu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese