Transmetuar më 20-02-2020, 16:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një koment të ish-ambasadorit Agim Nesho, lidhur me situatën politike që po kalon vendi.

Presidenti Meta i ka shprehur mirënjohje ish-ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë.

“Mirënjohje Ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë vendimtare për Atdheun e të gjithe shqiptarëve në botë!” shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Ndërkohë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho bën thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ish-ambasadori i Shqipërisë, tashmë edhe nënshtetas amerikan, shkruan i shqetësuar për grushtin e shtetit ndaj Kushtetutës dhe lojërat e pista të mazhorancës.