Transmetuar më 20-02-2020, 13:35

Një sasi e konsiderueshme kokaine u ndalua mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut.

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev ka konfirmuar se nga aksioni Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

“Në interes të hetimit, personat që  janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev për ‘Alsat’.

Droga që erdhi nga Amerika Jugore ishte futur në një kamion me banane dhe u vendos në Mal të Zi.

Vendi ynë u përdor si tranzit për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, por destinacioni përfundimtar besohet se ishte Sllovenia. SPAK ka njoftuar se ishte në dijeni dhe kishte rënë dakord me forcat policore italiane dhe DEA-n amerikane që të lejonte kalimin në pikën kufitare në Shkodër dhe Pogradec.

Aksioni anti-kokainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit ishte pjesë e aksionit në luftën kundër tregtisë së lëndëve narkotike dhe në të ishin pjesëmarrës edhe forcat policore italiane, si dhe DEA amerikane./a.m/noa.al

Lexo edhe: Droga nga Amerika përfundon në Maqedoninë e Veriut, si ndryshoi destinacioni i 1.3 ton kokainë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd