Transmetuar më 20-02-2020, 13:28

I jep lamtumirën e fundit djalit të saj, vetëm 13 javë pas lindjes. 39-vjeçarja angleze Tammy Ireson, nga Kings Lynn, në Norfolk, u desh të tregonte historinë e saj dhe të vogëlushit Wilber, i cili gjeti vdekjen pak kohë pas lindjes si pasojë e dëmeve cerebrale të shkaktuara nga një arrest kardiak.

Gruaja kishte 20 vite që priste të bëhej me fëmijë, dhe kur e lindi ndodhi ajo që e shkatërroi, foshnja i iku sërish nga duart.

Vogëlushi kishte lindur me një keqformim, i cili i shkaktoi miopati konjektive. Sëmundja i shkaktoi proleme në rrugët e frymëmarrjes dhe i shkaktoi arrest kardiale, duke i shkaktuar dëme cerebrale.

“Në javën e 20-të të shtatzënisë, mjekët kuptuan për herë të parë se kishte diçka që nuk shkonte. Më kërkuan vazhdimisht të ndërprisja shtatzëninë, por refuzova në çdo formë. E doja kaq shumë, sa që mendova se e meritonte të jetonte”, tha gruaja për mediat.

11 javë pas lindjes, vogëlushi pësoi infarkt dhe me kaklimin e ditëve gjendja vetëm rëndohej.

Teksa mjekët i thanë se nuk kishte mundësi mbijetese, nëna e dëshpëruar u detyrua të japë aprovimin për të fikur aparatura.

“E di që ka edhe persona të tjerë që kanë pësuar humbjen time dhe kanë gjetur ngushëllim duke e ditur që edhe persona të tjerë kanë pësuar dhimbje të tillë”, tregoi gruaja, duke kujtuar lindjen e ndodhur në maj të vitit 2018 dhe më tej humbjen e vogëlushit. /a.y/noa.al