Krimi në familje/ Prindërit, vëllezërit dhe policja që i vrau dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore
Transmetuar më 18-02-2020, 20:41

Trupat e pajetë të familjes Bllaca nga Gjilani janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Mesditën e sotme, rreth orës 13:00, Kosova u trondit nga ngjarja tragjike pasi Valdete Bllaca dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes e më pas kreu vetëvrasje.

Thuhet se kishte një konflikt në familje, por ende nuk është i qartë motivi që shkaktoi krimin e pesëfishtë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë ditës ka thënë se kjo familje ishte e respektueshme në Gjilan dhe për këtë tragjedi ka kërkuar që të mbahet një ditë zie në vend.

Pas tragjedisë së ndodhur në lagjen “Bujana” të Gjilanit, Prokuroria Themelore po heton shkaqet e që çuan Valdete Bllacën, efektiven e policisë që të kryejë krimin e rëndë./a.m/noa.al

Loading...