Transmetuar më 17-02-2020, 10:31

Teksa sot mbahet konferenca e donatorëve prej nga priten ndihma për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ministri i Rindërtimit flet për shifra.

Duke folur për ‘Deutsche Wellenn’ Arben Ahmetaj shprehet mirënjohës për solidaritetin europian të treguar këto muaj.

Sipas tij, solidariteti është shumë i madh, megjithatë shifra në fund do ta materializojë këtë solidaritet.

“Presim që në kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro. Për shkak të turit që ka bërë Kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë”, thotë Ahmetaj.

Teksa shton se nevojat janë shumë të mëdha, ai shpreh shqetësim për mënyrën se si do i jepet impuls ekonomisë në këto vite dhe se si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë.

Konferenca e donatorëve, Rama takohet me Di Maion dhe komisionerin Varhelyi