Transmetuar më 17-02-2020, 09:36

Komisionari për zgjerim në BE Oliver Varhelyi, përmes një statusi në Tëitter shkruan se ka takuar mëngjesin e sotëmn kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimin komisionari i BE-së e ka bërë në kuadër të takimin me ministrat e jashtëm të BE-së, ndërkohë që tregon se kanë diskutuar për progresin e reformave.

Po ashtu Varhelyi ka shfaqur edhe solidaritetin me situatën pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri duke përmendur edhe konferencën e donatorëve sot.

"Diskutim qysh herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luidi Di Maio.

Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve", shkruan Varhelyi./b.l/noa.al/