Transmetuar më 16-02-2020, 16:30

Një grabitje e dytë e kazinove është regjistruar brenda më pak se 24 orëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Në një grabitje gjatë ditës së djeshme u vranë dy persona.

Mediat maqedonase raportojnë  se ngjarja ndodhi rreth orës 21:47 të mbrëmjes së djeshme, por nuk pati të lënduar nga grabitja.

Autori i maskuar nën kërcënimin me armë hyri në kazinonë në rrugën “Sreçko Puzhalka” dhe mori paratë.

Më pas ai u largua dhe ende nuk është identifikuar.

Mëngjesin e të shtunës gjatë një grabitje në kazinonë "Vegas" u vranë dy persona.

Njëri prej tyre ishte shqiptar nga Kosova, 22-vjeç me inicialet V.H, i cili ishte klient. U vra gjatë grabitjes edhe roja i sigurisë, mundës i dalluar në Maqedoninë e Veriut, i identifikuar me emrin Bunjamin Nuishi.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd