













Emri i saj është Joleen Diaz, por në rrjetet sociale njihet si nëna më seksi në botë. Nuk ka si të quhet ndryshe, duke qenë se është 43 vjeç dhe arrin që të jetë në superformë, aq sa janë të shumtë ata që e ngastërrojnë me motrën binjake të vajzës së saj 19 vjeç.
Joleen dhe vajza e saj Meilani Parks, të cilat kanë 24 vite diferencë jetojnë në California, SHBA.
Joleen është një nënë beqare, e divorcuar prej 13 vitesh nga babai i Meilani, me të cilin vijon të ruajë një raport miqësor.
Janë të shumtë ata që kur i shohin bashkë nënë e bijë, i ngatërrojnë për motra binjake, duke qenë se të dyja kanë një trup të tonifikuar dhe pa asnjë rrudhë.
Ndërsa Meilani ka në favorin e saj moshën, Joleen mahnit me linjat dhe pamjen e freskët.
Duke folur për New York Post, ajo tregoi se nuk bëhet fjalë vetëm për aktivitet fizik dhe regjim të shëndetshëm ushqimor, por mbi të gjitha është çështje genetike, shkruan noa.al.
“Kam bërë gjithmonë një jetë të shëndetshme dhe aktive, shumë rrallë pi alkool. Fle shumë dhe ndjek një dietë të ekulibruar si dhe praktikoj shumë sport. E laj fytyrën rregullisht, kur zgjohem dhe para se të bie të fle”, tregon 43-vjeçarja. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





