Transmetuar më 15-02-2020, 19:40

Një vrasje e dyfishtë ndodhi sot në mëngjes në kazinonë Vegas në Bllacë të Maqedonisë, raporton noa.al.

Viktimat janë një djalë vendas dhe një shqiptar i Kosovës.

Gjithçka erdhi gjatë një aksioni për grabitje të kryet në kazinonë ku i riu shqiptar ishte duke luajtue.

Policia lokale tha se në sulm u vranë V.H. (22) shqiptar nga Kosova dhe Bunjamin Nuishi (20) nga fshati Krushopek i Maqedonisë.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha:

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”.

Nuishi njihej si mundës i klubit të mundjes “Tefejuz” të Shkupit. Ai në ate moment po punonte si roje sigurimi në kazinonë në Bllacë pranë Shkupit.

Pasi në Shqipëri dhe Kosovë janë mbyllur me ligj kazinotë dhe lojërat e fatit duke lejuar Lotarinë Kombëtare dhe Telebingon, disa biznese të tilla kanë hapur njësitë e tyre në Bllacë duke ofruar deri dhe transport falas për ata që duan të luajnë.