Propozoi të ulej falas në stolin e Shqipërisë, Duka e refuzoi, trajneri i famshëm suedez firmos në Brazil
Transmetuar më 13-02-2020, 23:43

Sven Goran Erikson ishte dikur një nga emrat më të njohur të trajningut në botë

Ai drejtoi Lazio dhe kombëtaren e Anglisë, por u përfshi në një skandal që ndikoi më pas në karrierën e tij. Dëshira e tij e madh për të drejtuar në nivelet më të larta e shtyu që të kërkonte në vitin 2017 edhe pankinë e Shqipërisë, pas largimit të Gianni De Biasi.

Presidenti Armand Duka, edhe pse suedezi ishte gati të drejtonte falas pasi kërkonte të ringrihej në nivele të larta, duke qenë se kishte fituar dhjetëra milionë euro në drejtimin e skuadrave të mëdha në karrierë, vendosi që t’i besonte stolin Christian Panucci.

. Erikson drejtoi më pas  përfaqësuesen e Filipineve, por nuk ishte karrierë e suksesshme dhe kërkoi me çdo kusht që të siguronte një firmë në Europë apo në Amerikën e Jugut.

Pas një periudhe të gjatë pa ekipe, ose me ekipe të dorës së dytë, Erikson do të marrë drejtimin e Botafogo PB, një klub i kategorisë së tretë braziliane./NOA.al

Loading...