Transmetuar më 13-02-2020, 22:38

Një bombul gazi shpërtheu mbrëmjen e sotme brenda një banesë në fshatin Stajke, Vau i Dejës.

Si pasojë një person është plagosur.

Policia bën me dije se nga pakujdesia shpërtheu bombula dhe një 62- vjeçar me inicialet F.L, që u përpoq të fikte flakët, ka pësuar djegie të rënda.

Ai po transportohet drejt spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Policia e Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al