Transmetuar më 13-02-2020, 21:34

Delegacioni i Venecias do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në orën 08:15 të ditës së nesërme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin  e Venecias te Rogneri.

Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Ndërkohë sot, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me përfaqësues të maxhorancës. Ata u takuan me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor, Presidentin Ilir Meta, si dhe ne Arta Vorpsin.

/NOA.al