Kurti shkurtoi rrogën e tij, zbulohet paga që do marrë
Transmetuar më 12-02-2020, 12:53

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, vendosi bashkë me këshillin e ministrjave uljen e pagës.

Me vendimin e sotëm, shfuqizohet vendimi i paraardhësit të tij Ramush Haradinaj i cili në fund të vitit 2017, vendosi për rritjen e pagave.

Ndërkohë që Haradinaj me vendimin e dy viteve më parë e bëri pagën e Kryeministrit nga 1500 euro në 2950, Kurti e shfuqizon atë.

Kështu që Kryeministri i ri i Kosovës, do e ketë rrogën mujore 1500 euro.

Ndërsa 15 ministrat e kabinetit nga 2 mijë euro që e kishin pagën me vendimin “Haradinaj”, tashmë do të marrin 1270 euro. /a.y/noa.al

Loading...