Zbulohet kur do mbahet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç
Transmetuar më 12-02-2020, 08:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet në muajin mars me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi i parë mes tyre do të zhvillohet në muajin mars në Bruksel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifikuar për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel. Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vetë, tashmë po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE-ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Loading...