Transmetuar më 11-02-2020, 17:25

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Protokollin për anëtarësim në NATO me 114 vota pro dhe asnjë kundër.

Menjëherë pas votimi, u organizua një ceremoni nderi ku u ngrit flamuri i NATO-s për të zyrtarëzuar anëtarësimin e vendit.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti e cilësoi si një moment historik për të gjithë qytetarët.

“Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm, i njëjtë sikur vendet e tjera anëtare të NATO-s. Vendi jonë një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Ne asnjëherë nuk kishim dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti./.am/noa.al