Basha: Mbështetje të fuqishme për njohjen e Kosovës. Kurti: Çojmë bashkëpunimin në nivel historik
Transmetuar më 11-02-2020, 12:55

Në përfundim të takimit që pati me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, kryedemokrati Lulzim Basha tha se prioritetet për popullin e Kosovës janë të qarta.

Ai deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë dhe për të ndalur shpopullimin.

“Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe për heqjen e vizave. Populli i Kosovës dhe Kryeministri Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, u shpreh Basha.

Nga ana e tij Kurti tha se Kuvendi dhe qeveria do të bashkëpunojnë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët.

“Është detyrimi ynë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre”, deklaroi Kurti. /a.y/noa.al

Loading...