Transmetuar më 08-02-2020, 10:10

Këngëtari Stine vazhdon të jetë shumë i komentuar për jetën e tij private. Një vit më parë ai deklaroi ndarjen nga partnerja e tij, Graciela me të cilën ka një vajzë, me emrin Estia.

Mirëpo pas një viti ata janë rikthyer dhe duken shumë të lumtur.

I ftuar këtë të premte në “Zonë e lirë”, Stine pranoi se ata janë rikthyer bashkë dhe tregoi se vendimi ishte i të dyve.

“Po, është e vërtetë që jam bashkuar me Gracielën. Ka fazat e veta. U mërzitëm të dy. Të dy u penguam bashkë, u përplasëm kokë më kokë dhe të dy e hodhëm njësoj hapin e pajtimit”, u shpreh Stine.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd