Transmetuar më 08-02-2020, 00:49

Legjenda e muzikës shqiptare, por jo vetëm brenda trojeve shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u shua duke trishtuar admiruesit e saj. Fillimisht lajmin e hidhur e dhanë familjarët e saj, duke njoftuar se Pagarusha ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Vajza e saj, Cuce Pagarusha, publikoi një fotografi zie në profilin e saj në Facebook. “Zemër ike e qetë, ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, shkroi ajo.

Këngëtarja e shumë hiteve në Kosovë dhe Shqipëri, për shumë vite, vuante nga një sëmundje e rëndë.

KENGA ‘BARESHA’ DHE HISTORIA E SAJ E PATHENE

Kritikët muzikor vlerësojnë se inspirimi krijues për  “Bareshën” , mbeshtetet në dy burime: zëri briliant  i Nexhmije Pagarushës, dhe natyra magjepse e vendlindjës së  kompozitorit Ai lindi dhe u rrit pranë Bjeshkëve të Nemura (Mulliqi, i njohur në rini si Rexhep Mullaj, lindi në Guci  të Malit të Zi në vitin 1923), midis  peisazheve kolorite, ku baresha është frymzim e simbol i bukurisë femërore. “Baresha”, mbase  ishte një Nexhmije e ëndërruar dikur, larg në rininë e jetën pastorale të lënë në vendlindje nga Mulliqi. Ndonëse martesa e Mulliqit me Nexhmijen një ditë përfundoi, ata mbetën në lidhje të pafund nëpërmjet këngës së përbashkët “Baresha”.

***

Pagarusha njihet si një ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm që kemi pasur deri më sot. Ajo ka qenë frymëzim për shumë gjenerata. Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës.

Shpesh është quajtur si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, artistja është bërë e njohur si këngëtare në Shqipëri dhe vendet fqinje për vokalin e saj të veçantë prej sopranoje. Pagarusha studio tre vjet në shkollën e muzikës në Beograd, për kanto solo dhe ka filluar karrierën e saj si këngëtare në vitin 1948 në Radio Prishtina. Karriera e saj muzikore zgjati për afro 40 vjet, falë kontrastit në zhanret e muzikës që ka performuar, duke kënduar muzikë folklorike në mënyrë perfekte, njësoj si edhe atë klasike, sidomos në opera.Nexhmije Pagarusha nga admiruesit dhe kritikët e muzikës quhet edhe ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëreshë e Muzikës Shqipe’ e ‘Zonja Flutur’.

Në Kosovë ajo mori titullin “Këngëtarja e Shekullit”, por kishte popullaritet edhe në vende të ndryshme të Evropës, ku bënte koncerte, sidomos me ansamblin e njohur “Shota”, në vendet si Maqedoni, Bosnjë, Bullgari e madje deri edhe në Izrael. Kënga e saj më e njohur është “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi me tekst të Rifat Kukajt. Me këtë këngë ajo performoi në shumë festivali dhe fitoi shumë çmime. Këngëtarja e përfundoi karrierën e saj muzikore në vitin 1984, me një koncert të madh në Sarajevë. Disa nga këngët e saj më të njohura janë “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”.

DETAJE

Në rini Nexhmija ka kënduar vepra nga Bethoven, Verdi e shumë emra klasikesh të mëdhenj Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonnuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim krahasimi i Nexhmijes me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7. Ka bërë koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri.

8. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç thote Tariku vëllai i saj, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

9. Ajo ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe, por Nexhmija ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.

Ka pasur nënshtetësi shqiptare Pas çdo kënge thoshte se ka një histori që i kujton realizimin në studio, gezimet, por dhe veshtersitë e punes. Pengu i saj ka që s‘ka bërë një koncert recital

Veprat muzikore

Disa nga këngët e saj:

“Baresha” ”Ani mori nuse” ”Mora testin” “Kur më shkon si zog n’hava” “Kur më del në derë” ”Ke selvitë” “Ç’u ngrit lulja në mëngjes” “Çil njat zemër plot kujtime” “Dallëndyshe” “Një lule” “Zambaku i Prizrenit”

Filma

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore

“Dasma e përgjakur”, (1967) “Jugovizioni” (1973) “Gëzuar viti i ri” (1976) “E kafshoja terrin” (1977) “I ikuri”. (1980) “Tre vetë kapërcejnë malin” (1981) “Lepuri me pesë këmbë” “Fluturimi i Micakut” “Daullet e të çmendurve”, “Rexha i nënës në grazhd të kalit” “Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd