“Mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak…”, Ardit Gjebrea mesazh prekës
Transmetuar më 07-02-2020, 14:56

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime”.

Janë këto disa nga fjalët prekëse të këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, për ndarjen nga jeta të “mbretëreshës” së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Teksa publikon një fotografi me të, ai shkruan se, “Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty. Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.

Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”

Pas 16 vjetësh larg skenës, këngëtarjka u hsfaq në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea. /a.y/noa.al

Zbulohet amaneti që la Nexhmije Pagarusha

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe

Loading...