Transmetuar më 07-02-2020, 09:35

Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë dosjen "Bajri" në Prokororinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Për të dyshuarit ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Të dyshuar janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.

Më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit "OAZ" ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Si dhë për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash./b.l/noa.al/