Transmetuar më 05-02-2020, 19:04

Shtrëngatë ndaj Bylisit! Komisini i Disiplinës ka marrë vendimet e tij në lidhje me problematikën e javës së 20-të, teksa më e ndëshkuar ka qenë skuadra e Bylisit për shkak të protestave të ashpra në fund të takimit Bylis-Vllaznia për çështjen e penalltisë së akorduar dhe më pas të anuluar nga kryesori Kuka.

Kështu, presidenti Besnik Kapllanaj është dënuar me dy ndeshje pezullim, ndërsa mbrojtësi Jurgen Goxhaj, që hoqi fanellën në fund duke ia dhënë arbitrit Kuka, është ndëshkuar me 8 javë pezullim nga aktiviteti. Ndërkohë ka dhe një gjobë për klubin mallakastriot prej 50 mijë lekësh të reja.

Gjoba dhe për Tiranën. Klubi bardheblu është ndëshkuar me 100 mijë lekë të reja për sjellje të gabuar të tifozërisë dhe është i detyruar të dëmpërblejë “Air Albania Stadium” për dëmet e krijuara.

Vendimet e plota:

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./b.l/noa.al/