





Gjatë muajit gusht që lamë pas, tentoi që të vriste të dashurën e tij duke e qëlluar me pesë plumba pistolete, por ajo shpëtoi vetëm me gërvishtje të lehta.
Të enjten e 30 janarit, teksa mbahej procesi gjyqësor, i riu 28 vjeçar u fal nga e dashura, por pavarësisht kësaj u dënua me shtatë vite burg.
“E kam falur sepse e dua dhe tashmë ka nisur të paguajë për gabimin e tij”, tha e reja Micheli Schlosser, e cila pas dënimit u afrua drejt tij dhe e puthi gjithë pasion.
Fotografia që shihni u shkrep nga gjykata e Venancio Aires, në shtetin e Rio Grande do Sul, në Brazil. Vajza e moshës 25-vjeçare, në një intervistë për mediat vendase shpjegoi arsyet se pse e fali Lisandro Rafael Posselt, “Ai nuk më kishte sulmuar asnjëherë më parë. Gjatë gjithë kohës ishte treguar i mirë me mua dhe isha unë ajo që e provokova”.
Bazuar në hetimet e kryera, çifti në muajin gusht nisën që të grindeshin në një ëmbëltore, pasi vajza e kishte qortuar të dashurin, lidhur me disa mesazhe që iu kishte dërguar vajzave të tjera, duke e kërcënuar se do e denonconte për ngacmim serksual.
Në atë moment, Lisandro Posselt u largua nga ëmbëltorja, për tu kthyer pas pak minutash me pistoletë në sdorë. Vajza tentoi që të arratisej me makinë bashkë me disa miq të saj, teksa ai e qëllonte. Kjo bëri që 28-vjeçari të arrestohet dhe më tej dënohet.
Pasi dëgjoi dënimin ndaj të dashurit të saj, Micheli Schlosser, iu afrua gjyqtarit dhe i kërkoi leje që të afrohej tek Rafael, të cilin e përqafoi dhe e puthi me pasion, shkruan noa.al.
I befasuar, gjyqtari nuk e fshehu habinë kur tha, “Më habit dëshira e saj për të vazhduar lidhjen me djalin që e qëlloi pesë herë me armë dhe dëshira për të pasur kontakte me të, gjatë kohës që ai do të vuaj dënimin”.
Po ashtu e reja i kishte dërguar letra 28-vjeçarit gjatë kohës që ai ndodhej në burg, por pa marrë asnjëherë përgjigje. Mirëpo tashmë çifti ka vendosur që t’ia nisin nga e para. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





