Turqia pati 52 milionë vizitorë më 2019, fitoi 35 miliardë dollarë
Transmetuar më 03-02-2020, 05:53

Me 51,7 milionë vizitorë gjatë vitit 2019 Turqia kapi shifrën e 34,5 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë publikoi të dhënat e vizitorëve të huaj gjatë vitit 2019, ndërsa Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi statistikat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që vizituan Turqinë dhe të ardhurat nga turizmi për çerekun e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave në fjalë Turqia gjatë vitit të kaluar shënoi rritje me 14,11 për qind në krahasim me një vit më parë në numrin e vizitorëve të huaj dhe kapi shifrën prej 45 milionë e 58 mijë e 286 vizitorëve.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) gjatë vitit të kaluar Turqia në krahasim me një vit më parë shënoi rritje me 0,98 për qind në numrin e vizitave të qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit dhe kapi shifrën prej 6 milionë e 688 mijë e 912 vizitorëve.

Numri i turistëve që vizituan Turqinë gjatë vitit 2019 u përcaktua si një total prej 51,7 milionë vizitorësh.

Në deklaratë thuhet se të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën me 17 për qind, në vitin 2019 ajo ishte 34,5 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet mesatare për person u raportuar të jenë 666 dollarë.

Bëhet e ditur se shpenzimi për kokë banori për një natë ishin 68 dollarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë në krye të vendeve që shënuan më së shumti rritje në numrin e turistëve të dërguar në Turqi gjatë vitit 2019 renditet Federata Ruse me 17,65 për qind dhe kapë shifrën prej 7 milionë e 17 mijë e 657 turistë.

Gjermania u rendit e dyta me 11,42 për qind rritje dhe kapi shifrën prej 5 milionë e 27 mijë e 472 vizitorë, Bullgaria u rendit e treta me 13,68 për qind rritje dhe kapi shifrën prej 2 milionë e 713 mijë e 464 vizitorë.

Bëhet e ditur se Bullgaria pasohet nga Anglia dhe Irani.