Transmetuar më 02-02-2020, 23:32

Vendasit e njohin atë me emrin “Shpella e shkruar”.

Ajo paraqet një skenë gjuetie ku katër kalorës me qentë e tyre ndjekin (drerët). Figurat janë paraqitur në siluetë, të bëra me bojë të bardhë. I takojnë si kohe fillimit të epokës së hekurit.

Fotografi Fatjon Plaku ka ndarë pamje nga shpella, ku tregohet edhe jeta e parardhësve tanë në lashtësi. Kjo pikturë e Spilesë ndodhet në shpellën e fshatit Tren, në Devoll.

"Kompozimi i figurave të njerzve së bashku me figurat e kuajve dhe qenve, ka një domethenie dhe japin qartë dhe bukur stilizimin e tyre. Në realizimin e tyre me mjetet e përdorura, dëshmohet se është një krijim që i takon një kohe të vetme dhe se në të nuk mund të dallojmë periudha të ndryshme kohore. Datimi i pikturave prehistorike, përgjithesisht ka vështirësitë e veta kur bëhet fjalë për realizime të artit shkëmbor", thotë Fatjon Plaku.

"Piktori i lashtë i vizatimit te tyre, duket se ka qëne i ushtruar në pikturimin e skenave të tilla. Ai i ka punuar ato në siperfaqen e sheshtë të shkëmbit, disa metra mbi tokë. Kjo skenë e dëshmon se banorët e kësaj zone janë munduar që, nëpërmjet pikturës, të paraqesin jetën e tyre të përditshme".

Kjo është një tjetër pikturë e lashtë, e gjetur në shpellën e fshatit Tren, vite më parë.

"Për datimin e pikturës së Trenit në epokën prehistorike, veç të dhënave që janë publikuar më parë, ka rëndësi kronologjike të dorës së parë vendosja dhe kompozimi i figurave sipas pjerrësisë që formon faqja e shkëmbit. Siç dihet, vendosja e pikturave në përshtatje me vendin, është një element karakteristik i Artit të epokës prehistorike, kohë së cilës i takon edhe piktura shkëmbore e Trenit (Spilesë). Ështe shpallur monument kulture në vitin 1973".