Zyrtare/ Mbrojtësi kuqezi ndërron ekip në minutat e fundit, nga Italia jepet “hua” në Francë
Transmetuar më 31-01-2020, 23:28

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Frederik Veseli do t’i bashkohet skuadrës franceze Le Mans për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi italian i Empolit konfirmoi në faqen zyrtare  se ka arritur marrëveshjen me ekipi francez për të ofruar 27-vjeçarin kuqezi që të vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë të futbollit francez.

Veseli do të huazohet te Le Mansh.

Klubi francez ka të drejtë për të blerë lojtarin nëse dëshiron në përfundim të huazimit.

Gjatë merkatos, shumë klube italiane u interesuan për Veselin, si Bari, Kremoneze, Salernitana dhe Trapani, por Empoli preferoi një ekip jashtë Italisë./NOA.al