Transmetuar më 31-01-2020, 16:16

Një vajzë e mitur në jug të Egjiptit ka gjetur vdekjen pasi prindërit e saj e çuan tek mjeku për ti bërë gjymtim të vaginës.

Kjo praktikë kriminale është e njohur në të gjithë rajonin si gjymtimi i organit gjenital femëror (FGM), i njohur gjithashtu si prerje gjenitale femërore që është prerja apo heqja e disa ose të gjitha organeve gjenitale të jashtme femërore. Praktika është e njohur në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme, dhe brenda komuniteteve.

Vdekja e vajzës 12-vjeçare në provincën e Assiut u bë publike në Egjipt ku u urdhëruan arrestimet e prindërve të saj dhe mjekut që e përpunoi procedurën, thuhet në deklaratën Prokurorisë.

Që nga mesi i viteve 1990, Egjipti po lufton me praktikën shekullore, e cila gabimisht besohet se kontrollonte seksualitetin e grave.

Në vitin 2008, një ligj që ndalonte prerjen e organeve gjenitale femërore u miratua në Parlament, megjithë kundërshtimin e fortë nga zërat konservatorë. Por një studim i qeverisë për vitin 2015 zbuloi se 87% përqind e të gjitha grave egjiptiane midis 15 dhe 49 vjeç janë prerë./a.m/noa.al